Lidhje

Artisti John Pizzarelli hedh në treg albumin e tij të ri “Double Exposure”


Këngëtari dhe kitarristi John Pizzarelli njihet për shndërrimin e muzikës klasike pop në melodi të qeta xhazi. Ky horizont i ri i muzikës së John Pizzarelli paqyrohet në albumin me titull “Double Exposure”.

Nuk është diçka e zakonshme të dëgjosh pjesën klasike të grupit Allaman Brothers “In memory of Elizabeth Reed” të interpretuar nga një muzikant xhazi. Sidomos kur interpretohet nga një muzikant i një kalibri si ai i John Pizzarelli.

<!--AV--

Dëgjohet në interpretimin e tij ndryshimi delikat në orkestrimin e pjesës “Diamond Girl” të grupit Seals and Crofts, një kalim nga rroku i qetë i viteve 70, në pjesë xhazi reminishente të Miles Davis me titull “So What”.

Ndikimi muzikor në prirjen artistike të John Pizzarellit është i gjerë. Natyrisht, që Miles Davis ishte një prej heronjëve me të cilët ai u rrit, por gjithashtu idhull për të ishin edhe Nat King Cole, Frank Sinatra, Antonio Carlos , Duke Ellington dhe grupi The beatles.

Pjesa “I feel fine” e tij shënjon edhe rikthimin e tij tek këngët e The Beatles. Në vitin 1998, ai hodhi në treg albumin me titull “John Pizzarelli takon The Beatles”.

Albumi i tij i ri “Double Expsure” përmban bashkëpunime si ai me Joni Mitchell me titull “Free man in Paris”, apo ai me Tom Waits “Drunk on the moon” , me Leiber dhe Stoller në këngën “Ruby Baby” etj. Gjithashtu në album ka edhe pjesë me Neil Young, Billy Joel dhe Donald Fagen .

Johni deklaron se muzika e tij është kryesisht muzikë pop dhe jazz e përfshirë në një, ndaj dhe titullli i albumit është “Double Exposure”. Për të bërë këtë album, ai thotë se “ Ideja e këtij albumi ishte që muzika xhaz të ndërthurej me këngët pop, çka do të ishte argëtuese dhe e pëlqyeshme nga dëgjuesi”.

XS
SM
MD
LG