Lidhje

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

  • Armand Mero

Në Tiranë ambasadori amerikan Alexander Arvizu tha sot se mosfunksionimi i plotë i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mbetet një shqetësim për Shtetet e Bashkuara, komunitetin ndërkombëtar dhe vetë shqiptarët.
Këto komente zoti Arvizu i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama. “Ne vijojmë të jemi të frustruar nga fakti se KQZ nuk është plotësisht e konstituuar dhe në kushtet e mos funksionimit të plotë” - deklaroi zoti Arvizu, sipas të cilit zgjidhja duket të jetë ende e largët.
Që prej një muaji Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve funksionon vetëm me katër nga shtatë anëtarët e tij. Vendimi i shumicës në parlament për zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim solli dorëheqjen e tre të tjerëve të propozuar nga opozita.
Sekretari socialist për çështjet zgjedhore Damian GJiknuri tha se zgjidhja për çështjen e Komisionit mund të arrihet vetëm në parlament, aty ku u cënua ligji, theksoi ai.

Opozita ka kërkuar një riformatim të KQZ-s. Por edhe sot në takimin me drejtuesit e misionit të ODIHR, kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur - sipas tij - anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre, tha zoti Berisha.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG