Lidhje

Arvizu: Pakti i PS mund të krijojë bazat për dialog

  • Armand Mero

Arvizu: Pakti i PS mund të krijojë bazat për dialog

Arvizu: Pakti i PS mund të krijojë bazat për dialog

Dhjetë pikat e propozuara nga socialistët kanë të bëjnë me angazhimin e përbashkët të opozitës dhe shumicës për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, ku ceshtja me urgjente sipas sociastëve është ndryshimi i rregullores së parlamentit, si dhe me propozimet për një zgjedhje konsensuale të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, me ngritjen e një tryeze për ndryshimet kushtetuese po dhe me kërkesën që parlamenti t’i drejtohet Prokuorisë që të hetojë faktet e nxjerra në dritë nga kabllogramet e Wikileaks, të zbardh ngjarjen e 21 janarit e që deputetët të angazhohen që të mos e sulmojnë organizin e akuzës dhe drejtuesen e saj.

Mbrëmë, gjatë një interviste për televizionin ABC News kryeministri Sali Berisha i hodhi poshtë pjesën dërrmuese të pikave të propozuara nga partia socialiste, duke e cilësuar Paktin e ofruar prej tyre një paketë ultimatumesh dhe pazaresh banale. Kryeministri mbështeti bashkëpunimin për reformën zgjedhore, ndërkohë që për ndryshimin e rregullores së parlamentit ai tha se ishte i gatshëm që ajo të përshtatej në cdo pikë me atë të parlamentit europian.

I pyetur sot nga gazetarët, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu nuk komentoi në detaje pikat e propozuara nga partia socialiste por tha se e gjente inkurajues paktin e tyre: “Mendoj se është inkurajuese pasi janë disa propozime që mund të krijojnë bazat për debat dhe dialog. U mbetet dy partive të vendosin, por shpresoj se do të shërbejnë si bazë për bisedime dhe për të ecur përpara. Regullorja dhe procedurat e parlamentit janë një gjë e rëndësishme”.

Thirrja e ambasadorit amerikan është që të mos humbet me kohë: “Eshtë e rëndësishme që të ecet përpara pa humbur kohë pasi mjaft kohë është shpenzuar në dy vitet e fundit. Njëkohësisht gjërat nuk mund të realizohen nesër apo patjetër javën që vjen, pasi gjërat që bëhen pa konsensus vetëm do te përkeqësojnë. Megjithatë duhet të jetë një cështje emergjente pasi është harxhuar shumë kohë”.

Më 12 tetor komisioni europian do të japë vlerësimin e tij për ecurinë e Shqipërisë dhe kërkesën për statusin e vendit kandidat. Kur shanset për një përgjigje pozitive duket se janë fare të pakta, në sfondin e polemikave mes shumicës dhe opozitës, dallohet qartë një përpjekje e paleve për të treguar me gisht njëra tjetrën si përgjegjëse për dështimin e mundshëm të vendit në Bruksel. Për ambasadorin amerikan të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre: “Disa thonë se bojkoti i opozitës u bë pengesë për progresin. Opinioni im është se bojkoti i gjatë ishte kundërproduktiv dhe nuk e ndihmoi axhendën,. Por mendoj gjithashtu se shumica duhet të krijojë kushtet për të ftuar për dialog opozitën apo dhe njerëzit që s’janë mbështetes të PD. Në flasim për kompromis, kompromis kompromis. Nuk është vetëm faji i opozitës, e cila natyrisht ka përgjegjësi, por shumica ka më shumë përgjegjësi që të përpiqet që të krijojë mundësi për paraqitjen e propozimeve realiste të cilat opozita t’i pranojë e të paktën të ketë mundësi për pjesmarrje”, deklaroi ambasadori amerikan.


XS
SM
MD
LG