Lidhje

Arvizu, presidenti i ri duhet të përzgjidhet përmes konsultimeve mes palëve kryesore


Arvizu, presidenti i ri duhet të përzgjidhet përmes konsultimeve mes palëve kryesore
Arvizu, presidenti i ri duhet të përzgjidhet përmes konsultimeve mes palëve kryesore

Në Shqipëri ambasadori amerikan Alexander Arvizu tha sot se presidenti i ri i vendit duhet të përzgjidhet përmes konsultimeve aktive mes palëve kryesore. Ai i bëri këto komente në përfundim të një takimi të gjatë me kryetarin socialist Edi Rama.

Në deklarimin e tij ambasadori Arvizu saktësoi se për zgjedhjen e presidentit nuk preferonte të përdorte termin konsensus, i cili sipas tij nënkuton gjëra të ndryshme për persona të ndryshëm, por nënvizoi se “roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e është me rëndësi edhe në arenën ndërkombëtare, për SHBA-ne dhe anetarët e tjerë të BE-së”, tha ai.

Përfaqësues të ndryshëm të institucioneve ndërkombëtare dhe diplomacisë perëndimore në Tiranë, kanë deklaruar se presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me consensus mes palëve. Por deri më tani, shumica e ka refuzuar një hipotezë të tillë duke këmbëngulur në respektimin e kushtetutës e cila parashikon zgjedhjen e kreut të shtetit edhe me shumicë të thjeshtë pas disa raunde votimesh në parlament.

Për ambasadorin amerikan figura e presidentit është mjaft e rëndësishme edhe për shkak të drejtuesve të institucioneve të pavarura që ai emëron, sic janë Prokurori i Përgjithshëm apo kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, saktësoi ambasadori Arvizu, duke shtuar se “nëse nuk do të ketë njerëz me integritet në këto institucione të rëndësishme, do të ishte qesharake që ne të flisnim për reforme në këto institucione.

Është koha për t'u larguar larg farsave – tha ai - dhe të mund të ecet në rrugën e vërtetë të reformave për këtë vend, prandaj është e një rëndësie të vecantë zgjedhja e këtyre njerëzve në këto pozicione" përfundoi ambasadori amerikan.

XS
SM
MD
LG