Lidhje

Në Siri, forcat e sigurimit hapën zjarr kundër demonstruesve


Në Siri, forcat e sigurimit hapën zjarr kundër demonstruesve
Në Siri, forcat e sigurimit hapën zjarr kundër demonstruesve

Në Siri, forcat e sigurimit hapën zjarr për të shpërndarë demonstruesit, që dolën sot nëpër rrugë, pas një fjalimi të Presidentit Bashar al-Assad.

Dëshmitarët në qytetin bregdetar të Latakias thanë se forca të sigurimit hapën zjarr pasi qindra protestues filluan të grumbulloheshin. Nuk është e qartë nëse forcat e sigurimit hapën zjarr në ajër apo në drejtim të demonstruesve.

Disa protestues thërrisnin "liri" ndërsa grumbulloheshin në qytet, ku të shtunën pati trazira të përgjakshme anti-qeveritare.

Presidenti Al Assad, në një fjalim para vendit, fajësoi të huajt dhe median sociale për krijimin e një “komploti” për të rrëzuar regjimin e tij.

Duke folur nga salla e parlamentit, zoti Assad tha se qeveria tij ka krijuar disa reforma për të plotësuar kërkesat e protestuesve, mes tyre rritja e rrogave dhe ndryshimet në kabinet.

Zoti Assad pranoi dje dorëheqjen e qeverisë së tij. Zoti Assad tha se qeveria e tij shpesh ka dështuar për të “shpërndarë” mesazhin e saj në popull.

Protestuesit kanë kërkuar që zoti Assad të heqë ligjin e emergjencës, i cili ka 50 vjet që është vendosur në vend, sipas të cilit ndalohen demonstrimet. Gjatë fjalimit zoti Assad vetëm e përmendi këtë ligj, pa lënë të kuptohet ndonjë ndryshim të tij.

XS
SM
MD
LG