Lidhje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri

  • Zëri Amerikës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një rezolutë që dënon Sirinë për shkeljen në masë dhe sistematikisht të të drejtave të njeriut gjatë shtypjes me pasoja vdekjeprurëse të kryengritjes 11 mujore në vend.

Rezoluta e miratuar dje nga 137 vende anëtare të asamblesë me 193 vende i bën thirrje qeverisë autokratike të Presidentit të Sirisë Bashar al-Asad t’u japë menjëherë fund sulmeve kundër civilëve. Ajo miratoi planin e Lidhjes Arabe për tranzicionin demokratik në Siri, duke i kërkuar zotit Asad t’i dorëzojë pushtetin një zëvendësi të tij për të formuar një qeveri uniteti që të përgatisë zgjedhjet e monitoruara nga faktori ndërkombëtar.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është e detyrueshme për t’u zbatuar nga Siria, por ajo pasqyron opinionin botëror për çështje të rëndësishme. 11 vende iu bashkuan Sirisë, duke votuar kundër rezolutës, mes tyre Rusia dhe Kina, të cilat i vunë veton një mase të ngjashme në Këshillin e Sigurimit në fillim të këtij muaji. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Nju Jork tha se mes ambasadorëve të vendeve të tjera që folën kundër rezolutës të Asamblesë të Përgjithshme ishin ai i Iranit, Koresë së Veriut, Bolivisë dhe Venezuelës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Suzën Rajs, tha se asambleja i dërgoi një mesazh të qartë popullit sirian se bota është me të dhe se Presidenti Asad nuk ka qënë ndonjë herë më i izoluar se tani. Ajo tha gjithashtu se mbështetja ndërkomëbëtare është e fuqishme për kalimin e shpejtë të Sirisë në demokraci.

XS
SM
MD
LG