Lidhje

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të Serbisë të ndryshuar mbi Kosovën

  • Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të Serbisë të ndryshuar mbi Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të Serbisë të ndryshuar mbi Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të Serbisë të ndryshuar mbi Kosovën, e cila bën thirrje për dialog duke hequr sfidën ndaj deklarimit të pavarësisë nga Kosova. Serbia ka hequr dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një marrëveshje të momentit të fundit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Beogradi tërhoqi rezolutën e tij me një gjuhë të ashpër dhe e zëvendësoi atë me një tekst kompromisi që bën thirrje për dialog. Kjo rezolutë u miratua nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në muajin korrik se shpallja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk ishte e paligjshme, Serbia deklaroi se do t’ia paraqiste këtë çështje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Por duke patur si synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Beogradi u tërhoq në momentin e fundit, duke ndryshuar gjuhën e rezolutës fillestare që kishte shumë të ngjarë të ishte hedhur poshtë.

Kështu rezoluta e miratuar dje pasdite u sponsorizua nga Serbia dhe 27 vendet anëtare të Bashimit Evropian. Ajo pranoi ofertën e BE-së për të ndihmuar në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për të nxitur bashkëpunimin. Ajo hoqi edhe pjesë të rezolutës që e quanin shpalljen e njëanëshme të pavarësisë së Kosovës të papranueshme. Nga rezoluta është hequr gjithashtu kundërshimi i Serbisë ndaj vendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk shkel ligjin ndërkombëtar. Por ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, theksoi përsëri se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

"Republika e Serbisë nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanëshme të pavarësisë së Kosovës”.

Por megjithë këtë deklaratë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Mark Lioll Grant, tha se beson se Serbia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet e saj me Kosovën.

"Për mendimin tim është me rëndësi që Serbia tërhoqi rezolutën origjinale dhe parashtroi në bashkëpunim me Bashkimin Evropian një rezolutë konsensuale. Për mendimin tim kjo përbën një hap shumë të rëndësishëm përpara që është shumë i mirëpritur. Ky është fillimi i një faze të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Por takimi i djeshëm nuk kaloi pa momente dramatike. Ai filloi dy orë e gjysmë më vonë pasi Serbia kundërshtoi praninë e Presidentit të Kosovës, Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në galerinë e Sallës së Asamblesë së Përgjithshme. Më në fund, ata u lejuan të qendronin si të ftuar të delegacioneve të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG