Lidhje

Asanzh kundërshton përpjekjet për ekstradim në Suedi

  • Zëri Amerikës

Asanzh kundërshton përpjekjet për ekstradim në Suedi

Asanzh kundërshton përpjekjet për ekstradim në Suedi

Avokati i themeluesit të kompanisë Wilileaks, Julian Asanzh, thotë se çdo përpjekje për ta gjykuar klientin e tij në Suedi lidhur me dyshimet për krime seksuale do të ishte sipas tij, “një mohim flagrant i drejtësisë”.

Xhefri Robertson tha sot në një gjykatë në Londër, se klienti i tij po përpiqet të mos ekstradohet në Suedi, për arsye se gjyqet ndaj rasteve të përdhunimit në atë vend zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura.

Ai tha se kjo praktikë është e padrejtë sipas standarteve britanike dhe evropiane. Avokati i zotit Asanzh tha po ashtu se klienti i tij nuk është akuzuar për kryerjen e krimit në Suedi. Ai tha se suedezët vetëm se duan që Asanzh të merret në pyetje lidhur me akuzat për sulme seksuale të ngritura nga dy gra.

Wikileaks i ka zemëruar zyrtarët amerikanë, përmes publikimit të disa telegrameve sekrete dhe dokumenteve zyrtare diplomatike dhe ushtarake. Avokati i zotit Asanzh thotë se nëse australiani 39-vjeçar ekstradohet në Suedi, çështja e tij mund t’i kalohet një gjykate amerikane, ku ata thonë se ai mund të përballet deri me dënim me vdekje.

Prokurorët i hodhën poshtë argumentet e avokatëve mbrojtës të zotit Asanzh dhe ekspertë ligjorë thonë se procedurat juridike evropiane mund ta vështirësojnë transferimin e tij nga Suedia për në SHBA, nëse ai do të ekstradohej në vendin skandinav.

XS
SM
MD
LG