Lidhje

ASEAN thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Birmanisë


Udhëheqësit e Azisë Juglindore u janë drejtuar vendeve perëndimore me një apel zyrtar për të hequr menjëherë sanksionet ekonomike ndaj Birmanisë.

Kërkesa u përfshi në komunikatën përfundimtare të takimit dy ditësh të kësaj organizate në Kamboxhia.

Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore u zotua të intensifikojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet detare me Kinën në Detin e Kinës së Jugut dhe bëri thirrje për maturi në Gadishullin Korean, ku Korea e Veriut përgatitet për lëshimin e një rakete që ka shkaktuar polemika të shumta.

XS
SM
MD
LG