Lidhje

Ekspozohen klientët e një faqeje për tradhti martesore


Avid Life Media, kompania pronare e uebsajtit AshleyMadison.com, i cili ndihmon njerëzit që përpiqen për marrëdhënie jashtëmartesore, konfirmoi se një pjesë e të dhënave të tij është vjedhur dhe është publikuar në internet, por tha se asnjëherë nuk ka depozituar në serverat e saj informacione për kartat e kreditit të klientëve.

Hakerat publikuan një pjesë të madhe informacionesh të personave që përdorin AshleyMadison.com, duke i vendosur ato në një pjesë të internetit ku mund të hyhet vetëm me një browser të specializuar. Më vonë, listat e adresave të emailit u shfaqën në portale të tjera që mund të shihen nga të gjithë.

Publikimi i të dhënave rrezikon të prishë shumë marrëdhënie martesore kudo në botë.

Para një muaji, u njoftua për herë të parë se hakerat kishin depërtuar në uebsajtin AshleyMadison dhe kompania Avid Life me qendër në Toronto nuk i përfilli kërkesat e tyre për ta mbyllur këtë uebsajt si dhe një tjetër të quajtur Established Men, i cili lidh burra të moshuar me vajza të reja.

XS
SM
MD
LG