Lidhje

Ashpersohet perplasja e policive me trafikante e narkotikeve ne kufirin greko shqiptar


Ashpersohet perplasja e policive me trafikante e narkotikeve ne kufirin greko shqiptar
Ashpersohet perplasja e policive me trafikante e narkotikeve ne kufirin greko shqiptar

Policia greke dhe ajo shqiptare po shohin me shqetësim rritjen e trafikut të lëndëve narkotike në brezin kufitar të të dy vendeve. Raste e fundit të bllokimit të hasahsit nga policia greke kanë folur për incidente të armatosura mes policisë dhe trafikantëve. Ndërkaq, drjetuesit e njësive vendore në të dy anët e kufirit po kërkojnë një bashkëpunim më të madh në programet ndërkufitare dhe një luftë pa kompromis ndaj trafikut të narkotikëve. i.

Policia shqiptare bllokoi një ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës rreth 10 kilogramë hashash me destinacion Athinën në një autobus udhëtarësh. Rastet e bllokimit të sasive të ndryshme të lëndëve narkotike janë shtuar ndjeshëm si në anën shqiptare edhe atë greke. Vetëm policia greke e Gumenicës thotë se ka bllokuar muajve të këtij viti mbi 4,5 tonë lëndë narkotike hashashi.

Kontrollet e policisë kanë arritur të zbulojnë lëndën narkotike, jo vetëm në mjetet që udhëtojnë në kufi ,por sidomos në brendësi të territorit grek. Rastet e ditëve të fundit kanë folur për një ashpërsim të ballafaqimit si të policisë shqiptare dhe asaj greke me trafikantët. Në zonë e Gumenicës, pak ditë më parë ,u shënuan shkëmbime me armë zjarri mes policisë greke dhe trafikantëve shqiptarë. Burimet zyrtare të policisë greke njoftuan për mbi 300 kilogramë hashash të bllokuar.

Pak kohë më parë edhe në zonë afër Konicës po në brezin kufitar të Greqisë me Shqipërinë ishte shënuar një incident i armatosur mes policisë greke dhe trafikantëve shqiptarë. Edhe për policinë shqiptare ballafaqimet në aksionet policore me trafikantët kanë mbartuar mjaft sfida. Në disa raste personat që kanë transportuar lëndën narkotike nuk i janë bindur pikave policore të bllokimit duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Përmasat e trafikut të lëndëve narkotike në brezin kufitar mes të dy vendeve kanë shkaktuar shqetësim edhe tek drejtuesit e njësive vendore të rajoneve ndërkufitare. Një përhapje më e madhe e këtij trafiku dhe incidentet e rënda mund të cënonin perspektivën e bashkëpunimit sidomos në sektorin turistik. Kryetari i Qarkut të Vlorës, i sapozgjedhur në këtë post, Anesti Dhimojani, në takimin me prefektin e Janinës Kahrimanis ka diskutuar diët e fundit gjatë një vizite në Janinë bashkëpunimin jo vetëm për programet e e zhvillimit të zonave fqinje. Sipas mjeteve greke të informimit dy drejtuesit kanë nxitur bashkëpunimin e ndërsjelltë në nivele rajonesh ëshë për të luftuar kultivimin dhe transportimin e hashashit.

XS
SM
MD
LG