Lidhje

Shefi i ri i Pentagonit viziton Afganistanin


Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter thotë se Shtetet e Bashkuara po “ i rishikojnë detajet” e misionit të anti-terrorizmit në Afganistan, përfshirë mundësinë e ngadalësimit të tërheqjes së trupave amerikane, misioni i të cilëve po shndërrohet nga luftimi tek stërvitja ndërsa trupat afgane marrin përgjegjësinë për luftën kundër talebanëve.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën, shefi i ri i Pentagonit bëri një vizitë të paparalajmëruar sot në Afganistan, ku i tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara po i rivlerësojnë nevojat e kundërterrorizmit në vend. Ai tha se kjo çështje do të diskutohet kur presidenti afgan Ashraf Ghani të vizitojë Uashingtonin muajine ardhshëm.

Zoti Carter tha se ndodhet në Afganistan për të shqyrtuar rrugët e arritjes së një suksesi afatgjatë të misionit amerikan atje.

Ai tha se Presidenti amerikan Barack Obama do që zoti Carter të bëjë vlerësimin e vet për praninë e trupave amerikane në Afganistan dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e ngadalësimit të procesit të tërheqjes së trupave nëse është e nevojshme.

XS
SM
MD
LG