Lidhje

Catherine Ashton viziton Shkupin

  • Isak Ramadani

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe çështjet e sigurisë, baronesha Catherine Ashton, pas vizitës në Tiranë qëndroi në Shkup, ku tha se perspektiva evropiane e Maqedonisë është e realizueshme, por për këtë nevojitet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimi i dialogut politik dhe i dialogut me mjetet e informimit që janë të një rëndësie thelbësore.
Integrimi evropian i këtij vendi fillon nga shtëpia”, - tha zonja Ashton, duke lënë të kuptohet se BE po ndjek me vëmendje përpjekjet për realizimin e marrëveshjes së 1 marsit midis dy partive politike maqedonase dhe theksoi domosdoshmërinë për formimin e një komisioni anketues për të ndriçuar incidentet e dhunshme në Parlamentin e vendit më 24 dhjetor.
Baronesha Ashton, duke folur në një konferencë për mjetet e informimit, nënvizoi nevojën për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit të Maqedonisë.
Nuk ekziston mënyrë tjetër për të shkuar përpara dhe më mirë është të veprohet më shpejtë se sa më vonë”, - tha ajo. Në njëfarë mënyre zyrtarja e lartë evropiane la të kuptohej se kjo është mënyra e vetme për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së.

Zonja Ashton erdhi për herë të parë në Shkup, në cilësinë e përaqësues për politikë të jashtme dhe siguri si dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian. Ajo i bëri komentet pas takimeve me kryeministrin Nikolla Gruevski, me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me drejtuesit politikë Branko Cërvenkovski dhe Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG