Lidhje

Indekset e bursave aziatike në rritje


Tregjet aziatike po rimëkëmbeshin sot, pas publikimit të lajmeve pozitive për ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Indeksi i Hong Kongut ishte rritur 1.8 për qind në mesditë, ndërsa ai Shangait me 1 për qind. Edhe tregjet e tjera aziatike u rritën.

Rritjet në bursën aziatike po pasonin ato në Wall Street, që u vunë re pas dy raporteve që tregonin përmirësimin e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Punës tha se numri i amerikanëve që kërkuan asistencë sociale javën e kaluar u ul me 5 mijë. Ndërsa një raport tjetër njoftonte se në qershor në Shtetet e Bashkuara u hapën dhjetra-mijëra vende të reja pune.
XS
SM
MD
LG