Lidhje

FMN: Azia, rol kryesor në rimëkëmbjen ekonomike globale


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia aziatike pritet të luajë rolin kryesor në rimëkëmbjen e ekonomisë globale në vitin 2013.

Në raportin e tij të fundit mbi parashikimet ekonomike, FMN-ja thotë se Azia do të ketë një rritje prej 5.7 përqindësh këtë vit, që do të nxitet në pjesën më të madhe nga kërkesa e brendshme dhe niveli i ulët i papunësisë.

FMN-ja thotë se kërkesa nga Kina dhe politikat stimuluese të Japonisë priotet t’i japin një shtytje ekonomissë së rajonit. Por, FMN-ja thotë se një ngadalësim ekonomik në Kinë dhe rezultate më pak të suksesshme nga politikat stimuluese të Japonisë, mund ta vënë në rrezik rimëkëmbjen.
XS
SM
MD
LG