Lidhje

Azi: Udhëheqësit e Kinës dhe Japonisë takohen në Vietnam

  • Zëri Amerikës

Azi: Udhëheqësit e Kinës dhe Japonisë takohen në Vietnam

Azi: Udhëheqësit e Kinës dhe Japonisë takohen në Vietnam

Kryeministrat e Japonisë dhe Kinës u takuan sot në Hanoi të Vietnamit, ku ndodhen për të marrë pjesë në punimet e takimit të vendeve të Azi-Paqësorit, ASEAN. Dy kryeministrat diskutuan masa të mundshme për të ulur tensionet mes këtyre fuqive rajonale.
Një takim i planifikuar për dje mes kryeministrit kinez Ueb Xhiabao dhe atij japonez Naoto Kan u anullua pasi Kina akuzoi Japoninë se po dëmtonte frymën e bisedimeve në takimin e Vietnamit. Dy vendet janë përfshirë në një mosmarrveshje të hidhur territoriale mbi një grup ishujsh mbi të cilët si Kina, edhe Japonia kanë pretendime.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, e cila mori pjesë në takimet e zhvilluara në Hanoi ofroi ndihmën e saj për bisedimet mes Kinës dhe Japonisë dhe vuri në dukje se Uashingtoni nuk ka asnjë opinion në lidhje me çështjen e sovranitetit të ishujve.
Po sot, zonja Klinton shkoi në ishullin jugor të Kinës, Hainan, për t’ia përcjellë këtë mesazh Këshilltarit Shtetëror Kinez Dai Bingguo.

XS
SM
MD
LG