Lidhje

Pilotët mbi shkakun e rrëzimit të avionit


Ish-pilotët e shoqërisë koreane të fluturimeve Asiana Airlines thanë për Zërin e Amerikës se probleme në trajnimin e tyre dhe dallimet kulturore mund të kenë qenë faktorë që kontribuuan në rrëzimin e avionit të kësaj kompanie muajin e kaluar në Aeroportin e San Franciskos. Hetuesit e trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Kanada kanë ngritur shqetësime pas një numër aksidentesh që nga vitet 1990.

Muajin e kaluar, kapiteni i avionit të shoqërisë Asiana Airlines po përgatitej për zbritje në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos duke përdorur metodën e zbritjes përmes vendim-marrjes së pilotit, pa përdorur kontrollin automatik. Avioni po udhëtonte në momentet para zbritjes me shpejtësi tepër të ulët dhe si rezultat u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e tre vetëve dhe plagosjen e 180 të tjerëve.

Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar njofton se asnjë nga pjesëtarët e ekuipazhit nuk e ngriti shqetësimin e rrezikut që paraqet fluturimi me shpejtësi tepër të ulët, megjithëse sistemi automatik i kontrollit të avionit sinjalizoi se avioni ishte në rrezik përplasjeje.
XS
SM
MD
LG