Lidhje

Assad mohon urdhërat për të qëlluar mbi civilët


Assad mohon urdhërat për të qëlluar mbi civilët

Assad mohon urdhërat për të qëlluar mbi civilët

Presidenti sirian Bashar al-Assad u zotua se “do t’i shtypë terroristët me dorë të hekurt” dhe fajëson një komplot nga jashtë për kryengritjen kundër qeverisë në vendin e tij.

Në një fjalim 100-minutësh që mbajti sot në Damask, zoti Assad tha se rivendosja e sigurisë në Siri është një prioritet. Qeveria siriane ka akuzuar “terroristët e armatosur” për nxitjen e revoltës kundër regjimit autokratik 11 vjeçar të zotit Assad.

Presidenti tha sot se do të largohet nga posti vetëm me vullnetin e popullit. Zoti Assad premtoi se do t’i lejojë sirianët të votojnë për një kushtetutë të re në referendumin e marsit i cili do të pasohet nga zgjedhjet parlamentare.

XS
SM
MD
LG