Lidhje

Assad: Qeveria po lufton një betejë globale


Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se qeveria e tij po lufton një betejë rajonale dhe globale dhe se do të duhet më tepër kohë për të fituar konfliktin kundër rebelëve që përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti.

Komentet e tij vijnë ndërsa filluan luftime të reja mes rebelëve dhe forcave siriane pranë aeroportit ushtarak Taftanaz, që ndodhet mes qytetit të Aleppos dhe Idlibit.

Taftanaz ka qënë disa here objektivi i rebelëve të bllokuar mes dy qyteteve që janë bombarduar pothuajse çdo ditë nga trupat qeveritare.
Në pjesë të intervistës për televizionin sirian që do të transmetohet sot e plotë, zoti Assad e përshkruan gjendjen në terren si më mirë por ende të pa zgjidhur.

Udhëheqësi sirian, i cili është zotuar të mposht rebelët që i cilëson si terroristë islamikë, vlerësoi ushtrinë dhe forcat e sigurisë si "heronj". Ai gjithashtu hodhi poshtë si ide "jorealist" krijimin e zonave humanitare brenda Sirisë.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha sot se Turqia ka diskutuar me OKB-në mundësinë e strehimit të refugjatëve sirianë brenda Sirisë dhe se Ankaraja pret që organizata të marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG