Lidhje

Asad: Nuk ka disfatë për ushtrinë siriane


Presidenti sirian Bashar al Assad pohon se ushtria është tërhequr nga disa rajone të vendit, të cilat kanë rënë në duart e ISIS. Në një fjalim të transmetuar sot nga televizioni shtetëror, zoti Assad thotë se tërheqja është bërë me synimin për të përqëndruar forcat për mbrojtjen e rajoneve të rëndësishme. Ai shton se fjala "disfatë" nuk ekziston në fjalorin e ushtrisë siriane.

Por në realitet, radhët e ushtrisë siriane po tkurren nga dezertimet, vdekjet dhe shmangia e shërbimit ushtarak. Edhe vetë presidenti u detyrua ta pranonte këtë fakt, duke u shprehur se ekziston problemi i mungesës së burimeve njerëzore.

Forcat qeveritare siriane janë sprapsur nga një pjesë e madhe e provinces së Idlibit në veriperëndim të vendit dhe nga rajone të rëndësishme në zonën kufitare në jug të Sirisë. Organizata ekstremiste Shteti Islamik ka tani nën kontroll qytetin antik të Palmirës.

Sipas përllogaritjeve të Kombeve të Bashkuara, luftimet në Siri kanë lënë të vrarë mbi 220 mijë vetë, dhe kanë detyruar mbi 11 milionë të tjerë të zhvendosen që nga fillimi i luftimeve në mars 2011.

XS
SM
MD
LG