Lidhje

Assad, thirrje për intensifikimin e luftës


Presidenti sirian nuk doli në publik për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, por lëshoi një deklaratë.

Presidenci sirian Bashar al-Assad nuk doli në publik për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura në vendin e tij, duke lëshuar një deklaratë ku i bën thirrje forcave të sigurisë të “intensifikojnë luftën” kundër rebelëve që po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti.

Në një deklaratë, zoti Assad thotë se trupat e tij janë të angazhuara në atë që e quajti betejë heroike, rezultati i së cilës do të përcaktojë “fatin e vendit”. Është hera e parë që kur morri pushtetin nga i jati i tij 12 vjet më pare që zoti Assad nuk përcjell drejtpërdrejt mesazhin në Ditën e Forcave të Armatosura drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Luftimet u ashpërsuan në Allepo për të 13 ditë. Nuk është e qartë në se qeveria apo rebelët kanë fituar terron në luftime.

Pamjet filmike tregojnë luftëtarët rebelë që kanë marrë nën kontroll të paktën dy stacione policore nga forcat e qeverisë dje. Dëshmitarët thane se rebelët ekzekutuan disa të burgosur qeveritarë por njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ekipi i vëzhguesve të OKB-së në Damask njoftoi se forcat qeveritare sulmuan zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo me helikopterë dhe avionë luftarak. Zëdhënësja Sausan Ghosheh tha gjithashtu se rebelët janë tani të armatosur me armë të rënda dhe civilët janë të bllokuara në mes të të dy palëve.
XS
SM
MD
LG