Lidhje

Seancë në Senat për krizën siriane


Një gjeneral i lartë amerikan thotë se nuk do të rekomandonte krijimin e zonave të ndalim-fluturimi në Siri, ku njerëzit që largohen nga shtëpitë e tyre të mund të mbrohen nga sulmet ajrore të frocave qeveritare siriane.

Gjenerali Lloyd Austin, kreu i Komandës Qendrore amerikane, tha në Komisionin e Shërbimeve të armatosura të Senatit, se do të nevojitet një forcë tokësore për të mbrojtur refugjatët, por ajo nuk do të jetë e vlefshme tani për tani.

Senatori John McCain, kryetar i Komisionit, e pyeti gjeneralin Austin në se vërshimi masiv i refugjatëve nga Siria ndikon tek ajo që duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara në atë vend.

"Kjo është një tragjedi e tmerrshme dhe komuniteti ndërkombëtar do të duhet të bashkëpunojë për të. Ne do të shpresonim që ndërsa këta refugjatë të jetojnë në kushte të pafavorshme, do të ofrojnë ndihmën e tyre një numër më i mdh vendesh,” - tha gjenerali Austin.

Senatori McCain e akuzoi qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad se ka hedhur bomba mbi refugjatët, duke i masakruar ata.

Konflikti sirian, që fillloi në mars të vitit 2011, si një protestë paqësore, por që u shtyp me dhunë, dhe që më pas u shkallëzua më tej në një luftë civile me pjesëmarrjen e shumë faktorëve, i ka detyruar gjysmën e sirianëve të largohen nga shtëpitë e tyre.

Assad fajëson Perëndimin për krizën e refugjatëve

Presidenti sirian Bashar al-Assad fajësoi vendet perëndimore për shtimin e refugjatëve që janë larguar nga vendi i tij drejt Europës, duke thënë se Perëndimi ka mbështetur terrorizmin, që kur filloi kriza siriane.

Konflikti i Sirisë, që filloi në mars të vitit 2011 në formën e protestave paqësore, të cilat u shtypën me dhunë nga regjimi i Assadit dhe më tej u shkallëzua në një luftë civile me shumë faktorë, ka detyruar gjysmën e sirianëve të largohen nga shtëpitë e tyre.

Por në një intervistë me median ruse, Bashar al-Assad hodhi poshtë pikëpamjen se veprimet e qeverisë siriane janë shkaku i largimit të njerëzve dhe i krizës në vendin e tij.

Ai tha se këto thënie janë pjesë e propagandës se qeverive perëndimore, që siç tha ai, nga njëra anë thonë se u vjen keq për refugjatët, por në anën tjetër i venë ata para rreziqeve.

"Përsa kohë që ata të ndjekin këtë propagandë, do të ketë më tepër refugjatë që hyjnë në Perëndim. Pra, gjendja e krijuar nuk ka të bëjë me pranimin e refugjatëve nga Europa, por ajo lidhet me trajtimin e shkakut saj. Ndaloni mbështetjen për terroristët, në se shqetësoheni për refugjstët.”tha Presidenti sirian.

Konflikti i Sirisë u komplikua më tej me daljen në skenë të grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG