Lidhje

Assange mund të dalë nga ambasada e Ekuadorit


Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange thotë se mund të dalë nga nga ambasada e Ekuadorit në Londër ku ka kërkuar azil politik gjatë dy viteve të fundit.

Në një konferencë për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Ekuadorit, Ricardo Patino, Julian Assange konfirmoi një deklaratë të zëdhënësit të Wikileaks se do të largohej “së shpejti” nga ambasada. Ai nuk dha detaje të tjera.

Assange kërkoi strehim në ambasadën ekuadoriane në vitin 2012 kur gjykatat britanike thanë se ai mund të ekstradohej në Suedi për akuza ngacmimesh seksuale në atë vend.

Ish-gazetari australian druhet se Suedia mund ta dorëzojë tek Shtetet e Bashkuara, ku ka gjasa që ai të përballet me gjykim për nxjerrjen e një prej sasive më të mëdha të materialeve sekrete në historinë amerikane.

XS
SM
MD
LG