Lidhje

Assange merret në pyetje nga autoritetet suedeze


Kryeprokurorja e Suedisë, Ingrid Isgren, u takua sot në ambasadën e Ekuadorit në Londër, me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Ai ishte marrë në pyetje më parë nga një prokuror i Ekuadorit, në prani të zonjës Isgren dhe të një hetuesi të policisë suedeze, në lidhje akuzat për një ngacmim seksual në Suedi të para gjashtë viteve.

Ishte njoftuar se ata do të përpiqeshin të merrnin miratimin e zotit Assange për të marrë një kampion të ADN-së së tij, ndërsa autoritetet suedeze janë duke mbledhur informacion rreth akuzave të ngritura nga dy gra suedeze. Seanca e marrjes në pyetje mund të zgjasë disa ditë dhe prokurorët thanë sot se nuk do të merret ndonjë vendim i menjëhershëm për këtë çështje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG