Lidhje

Assange akuzon SHBA për “gjueti shtrigash”


Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange akuzoi Shtetet e Bashkuara se po merren me gjueti shtrigash. Ai i bëri komentet sot, në shfaqjen e tij të parë publike në dy muaj.

Assange është themelues i Wikileaks, faqja e internetit që ka bërë publike qindra mijëra dokumente sekrete nga komunikimet e funksionarëve amerikanë. Ai foli sot nga ballkoni i Ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar strehim politik.

Para zotit Assange, avokati i tij Balthazar Garzon tha se themeluesi i faqes Wikileaks është i bindur se të drejtat e tij dhe të faqes së tij në internet duhet të respektohen.

Ndërtesa e ambasadës së Ekuadorit në Londër është e rrethuar nga forcat policore britanike, të cilat kanë dhënë urdhër për ndalimin e menjëhershëm të Julian Assange nëse del nga territori i ambasadës ekuadoriane.

Britania ka deklaruar se nuk do të garantojë udhëtimin e sigurt të Julian Assanget jashtë territorit të saj, duke këmbëngulur se ajo do të zbatojë ligjin për ta ekstraduar atë në Suedi, në bazë të një urdhër arresti europian të lëshuar për të .

Nëse Assange del jashtë territorit të ambasadës ekuadoriane, ai do të arrestohet menjëherë nga autoritet britanike, që e mbajnë të rrethuar ndërtesën e ambasadës.

Julian Assange ka frikë se Suedia mund ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara ku ai mund të përballet me akuzat që kanë lidhje me publikimin në faqen e tij Wikileaks të qindra mijëra dokumentave sekrete, mes tyre edhe komunikimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG