Lidhje

Astronautët e Discovery-t kryejnë ecjen e parë nga dy të planifikuarat në hapësirë


Astronautët e Discovery-t kryejnë ecjen e parë nga dy të planifikuarat në hapësirë
Astronautët e Discovery-t kryejnë ecjen e parë nga dy të planifikuarat në hapësirë

Astronautët e anijes së hapësirës Discovery kanë nisur një prej dy daljeve të planifikuara në hapësirë, jashtë Stacionit Ndërkombëtar Orbital.

Pjesëtarët e ekuipazhit të anijes Discovery Steve Bowen dhe Alvin Drew nisën sot projektin e tyre i cili zgjati për rreth 6 orë e gjysëm në hapësirë. Të dy astronautët nisën menjëherë punën, duke përfunduar fazën e parë të projektit për të instaluar një zgjatim të një kablli korrenti.

Dy astronautët po e përgatisin stacionin hapësinor për një njësi të re të quajtur Moduli Shumëfunksional i Përhershëm. Gjatë udhëtimeve të tyre në hapësirë, ata do të përfundojnë një eksperiment të një agjencie japoneze të hapësirës, të quajtur Mesazhi në Shishe, duke futur një pjesëz të boshllëkut kozmik brenda një cilindri dhe duke e sjellë në Tokë për publikim.

Dalja e sotme në hapsirë, është e para për astronaution Drew dhe e gjashta për Bowen. Bowen ësht astronauti i parë që ka kryer misione të njëpasnjëshme hapësinore. Ai ishte në bordin e anijes tjetër të hapësirës Atlantis majin e kaluar.

XS
SM
MD
LG