Lidhje

Astronautët inspektojnë mburojën e jashtme të anijes Atlantis

  • Zëri Amerikës

Astronautët inspektojnë mburojën e jashtme të anijes Atlantis

Astronautët inspektojnë mburojën e jashtme të anijes Atlantis

Në ditën e tyre të parë në orbitë, astronautët në bordin e anijes amerikane të hapësirës Atlantis po inspektojnë mburojën e jashtme të anijes për ndonjë dëmtim që mund të ketë pësuar gjatë nisjes.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se ekuipazhi po bën inspektimin në përgatitje për ankorimin me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që është planifikuar për nesër.

NASA thotë se katër anëtarët e ekuipazhit po përdorin krahët robot të anijes dhe një kamerë për të parë nga afër pjesët e jashtme të anijes.

Ekspertët e imazheve në tokë do të analizojnë të dhënat për t’u siguruar që mburoja është në gjendje të mirë.

Ky lloj inspektimi është procedurë standarde. Në vitin 2003, anija e hapësirës Columbia u shkatërrua gjatë kthimit në atmosferën e Tokës për shkak të dëmtimit që mburoja kundër nxehtësisë kishte pësuar gjatë nisjes.

XS
SM
MD
LG