Lidhje

Astronautët instalojnë një modul rus në Stacionin Orbital Ndërkombëtar


Astronautët instalojnë një modul rus në Stacionin Orbital Ndërkombëtar
Astronautët instalojnë një modul rus në Stacionin Orbital Ndërkombëtar

Astronautët e anijes amerikane të hapësirës Atlantis instaluan një modul të ri të ndërtuar nga rusët në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Nasa tha se sot astronautët Ken Ham dhe Tony Antoneli përdorën krahun robotik të anijes për të çmontuar një dhomë gjashtë metërshe nga anija për në stacion.

Moduli i ri i quajtur Rassvet i jep stacionit më shumë kapacitet dhe një port tjetër ankorimi për ajinet ruse. Atlantis, që është në misionin e saj të fundit mbërriti në stacion të djelën.

Gjashtë astronautët e anijes do të qëndrojnë një javë në stacion. Ata do të kryejnë tre ecje në hapësirë. E para u bë të hënën.

XS
SM
MD
LG