Lidhje

Atentat në Tiranë kryekomisarit


Vritet në mbrëmje oficeri i policisë Dritan Lamaj. Ai u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi. 100 mijë dollarë shpërblim për informacion rreth vrasësve

Në Shqipëri u vra mbrëmë gjatë një prite në Tiranë, kryekomisari i policisë Dritan Lamaj, 41 vjec. Ai u qëllua me breshëri automatiku pranë banesës së tij, rreth orës 18.30 në një zonë të populluar të kryeqytetit. Sipas të dhënave të para kryekomisari po udhëtonte me makinën e tij dhe mendohet të jetë qëlluar në momenti që ai ka ndaluar për të zbritur nga automjeti.

Deri mbrëmë vonë nga policia nuk ka patur asnjë version zyrtar për vrasjen, rreth së cilës po heton prokuroria e krimeve të rënda. Dyshohet se vrasja ka qenë e planifikuar në detaje dhe se atentatorët kanë ndjekur nga afër lëvizjet e Lamajt duke pritur që ta qëllojnë në një zonë me pak ndricim. Dëshmitarë të rasti kanë treguar se kanë parë të paktën dy persona me maska që kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me një makinë. Policia njoftoi pak caste pas vrasje se kishte vënë një shumë prej 100 mijë dollarësh në dispozicion të kujtdo që mund të ketë informacione mbi vrasësit.

Kryekomisari 41 vjecar kishte një karrierë të gjatë ë policië, ku kishte kreyr detyra dhe funksioneve të ndryshme. Ai aktualisht punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, ndërsa deri para disa muajsh drejtonte një nga komisariatet më të vështirë të kryeqytetit, atë që kishte në ngarkim një zonë periferike të kryeqytetit. Gjatë detyrës në këtë komisariat, sipas mediave në TIranë, ai kishte patur përplasje më disa biznese të zonës, madje ndaj tij kishte patur edhe denoncime për ushtrim të mjeteve të dhunshme.
Ndërkaq po sipas mediave, kohët e fundit, ndonëse në një detyrë e cila nuk kishte lidhje me veprimtarinë direkt në terren, kryekomisar Lamaj, ka bërë denoncime në prokurori se kishte marrë kërcënime të vazhdueshme.

Vrasja e mbrëmshme është e treta në harkuan kohor të disa muajve. Në shtator u vra shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, ndërsa muajin e kaluar shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skuraj. Në një reagim të tijin në Twitter, kryetari I opozitës Edi Rama akuzoi edhe një herë qeverinë se ka tradhëtuar policinë për interesat e pushtetit.
XS
SM
MD
LG