Lidhje

Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit në hapësirë


Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit në hapësirë
Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit në hapësirë

Anija e Hapësirës Atlantis realizoi një zbritje të përsosur sot duke i dhënë fund programit 30-vjeçar të misioneve të vatje-ardhjes në hapësirë. Anija që kishte në bord një ekuipazh me katër astronautë zbriti sot në Qendrën Kenedi të Hapësirës në Florida në orën 10 sipas Grinuiçit në kushte moti të mirë, e pritur me brohoritjet e qindra vetëve që kishin ardhur për të ndjekur mbylljen e një epoke në historinë e fluturimeve hapsinore:

Misioni 13-ditor i anijës së hapësirës Atlantis ishte fluturimi i saj i 33 dhe fundit, pas 26 vitesh në shërbim.
Një arritje e madhe gjatë tre dekadave të epokës së anijes është ndërtimi i stacionit të hapësirës, një objekt orbital shkencor për ndërtimin e të cilit u deshën 12 vjet dhe 37 fluturime të anijeve të hapësirës.
180 satelitë dhe objekte fluturuese të tjera janë dislokuar në hapësirë nga ana e gjithë flotës së anijeve të hapësirës.
Anija Atlantis do të vendoset në Qendrën e Hapësirës Kenedi.
Atlantis është e vetmja anije e hapësirës që NASA do ta mbajë këtu në Qendrën e Hapësirës Kenedi dhe jemi me fat që ajo do të vendoset në këtë qendër”.
Atlantis u nis më 8 korrik drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës, dhe pas 13 ditësh në hapësirë dhe pas rifurnizimit të stacionit me artikuj të nevojshëm për një periudhë një vjeçare, të martën ajo filloi udhëtimin drejt Tokës.
Ulja e fundit e anijes ishte një ditë emocionale për shumë persona të cilët kanë punuar në këtë program.
“Ne e kemi ditur që nga viti 2004 se ky program do të mbyllej, por kjo me të vërtetë do të jetë dita e fundit e punës për ne dhe përkon me ditën e uljes, kështu që unë mendoj se kjo do të jetë ditë një shumë emocionale”.

NASA tani do të mbështetet tek sektori privat për dërgimin e njerëzve dhe furnizimeve në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

XS
SM
MD
LG