Lidhje

Stërvitja i dallon atletët ‘elitë’ nga të tjerët


Notari Michael Phelps u bë më i dekoruari i të gjitha kohërave gjatë lojrave Olimpike në Londër. Mbesa e Mbretëreshës Elizabetë II, Zara Philllips, ndihmoi ekipi i saj të kuajve të fitojë një medalje argjendi. Ekipi amerikan i gjimnasteve fitoi një medalje të artë. Atletë shumë të ndryshëm. Të gjithë të shkëlqyer. Por a kanë ata ndonjë avantazh gjenetik ndaj të tjerëve?


Ka shumë që flasim kohët e fundit për atletët "elitë", dhe si ata/ato ndryshojnë nga njerëzit e tjerë

Mjekët Michael Joyner dhe Michael Bostwick në Klinikën Mayo në Minesota e studiuan këtë çështje, si dhe shqyrtuan një tjetër studim të ngjashëm. .

"Shumica e atletëve 'elitë' ose të nivelit të lartë kanë diçka që i dallon nga tjerët. Dhe kjo diçka i bën ata të aftë për të konkurruar në një nivel shumë të lartë."

"Disa lloje trupash janë të favorizuar në një lloj të sportit më shumë se të tjerët"

Ja Michael Phelps gjatë kampionatit botërore 2009.

"Ajo që është interesante në lidhje me notin është se në këtë sport ka shumë pak notarë 'elitë' me veçori të tilla fizike."

Ata janë të gjatë, zakonisht 1m e 90 cm deri 2 metra, dhe peshojnë rreth 90 kg. Lartësia është një avantazh.

Në sportet e tjera, e kundërta është e vërtetë.

"Në gjimnastikë, ka marrëdhënie të ndërlikuara fiziologjike dhe fizike mes peshës fizike dhe forcës në raport me trupin -. vlera kyçe për të qenë gjimnast - dhe gjimnastët zakonisht janë më të shkurtër fizikisht."

Mjekët thonë se vrapuesit kanë gjithashtu përparësi nëse janë të shkurtër.

"Disa vite më parë ne shqyrtuam 50 vrapues të cilët kishin bërë 10 mijë metërshin për 27 minuta. 49 ishin nga Afrika lindore me lartësi trupore mesatarisht 1 metër e 60 cm dhe peshonin midis 54 dhe 58 kg."

Kjo video është nga provat olimpike në Kenya. Shumë afrikanë të lindjes jetojnë në zona shumë lartë mbi nivelin e detit dhe kështu ata zhvillojnë kapacitetin më të madh të mushkërive. Por Doktor Bostwick thotë se ndikon edhe diçka tjetër.

"Janë rrugët e gjakut nga zemra nëpër mushkëri dhe mënyra se si gjaku ndërvepron me sipërfaqe të artereve ku kalon oksigjeni."

Por është edhe ana mendore.

"Pjesmarrësit duan të fitojnë. Dhe për të fituar duhet të konkurojnë. me trup e me mendje."

Dr Joyner thotë se atletët e mëdhenj kanë disa avantazhe fizike por ata nuk janë veçori të natyrës.


"Unë do ta quaja të veçantë të ngrënit e tyre. Ata kanë kryer stërvitje të shkëlqyer dhe kanë mësuar se si të shlodhen dhe të përqëndrohen gjatë momentit të garës. "

Mjekët arrijnë në përfundimin se kur është fjala për përsosmëri atletike, dhuntia fizike llogaritet për vetëm rreth 20 për qind të aftësive të një atleti. Qëndrueshmëria psikologjike është gjithashtu e rëndësishme. Por shumica e asaj që i dallon kampionët nga njerëzit e tjerë është stërvitja e shkëlqyer që bëjnë.
XS
SM
MD
LG