Lidhje

Aung San Su Ki kërkon të rigjallërojë partinë e saj

  • Zëri Amerikës

Aung San Su Ki kërkon të rigjallërojë partinë e saj

Aung San Su Ki kërkon të rigjallërojë partinë e saj

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki, u kthye sot përsëri në zyrat e partisë, duke folur me juristët dhe duke punuar për ta ligjësuar përsëri partinë e saj.

Partia Liga Kombëtare për Demokraci pushoi së ekzistuari sipas një ligji të ri, pasi nuk u regjistrua për zgjedhjet e 7 nëntorit, të parat që mbahen në Birmani, pas 20 vjetësh.

Parti i fitoi zgjedhjet e vitit 1990 me shumicë dërrmuese, por udhëheqësit ushtarakë e bllokuan atë, duke mos e lejuar të marrë pushtetin. Udhëheqja e partisë vendosi t’i bojkotojë zgjedhjet e fundit, si protestë ndaj ligjit të zgjedhjeve që do të kërkonte largimin e Aung San Su Kisë nga partia, ngaqë ishte në arrest shtëpie.

Zëdhënësi dhe juristi i partisë Nian Win tha se Liga Kombëtare për Demokraci ka në plan t’i kërkojë gjykatave të marrin një vendim lidhur me vlefshmërinë e ligjit të zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG