Lidhje

Nobelistja Aung San Suu Kyi në Uashington


Gjatë qëndrimit në Uashington, fituesja i Çmimit Nobel për Paqe do të bëjë një vizitë në Zërin e Amerikës.

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi ka filluar një vizitë dy-javore në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë vizitës ajo do të takohet me sekretaren Hillary Clinton dhe do të pranojë Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan. Laureatja e Çmimit Nobel të Paqes, sot vjen të vizitojë edhe zyrat e Zërit të Amerikës.

Mes ndalesave të tjera të saj është Kalifornia, New Yorku dhe Indiana. Në Fort Wayne, të shtetit Indiana banon një nga komunitetet më të mëdha birmanezo-amerikane. Vizita e zonjës Aung San Suu Kyi përkon me atë të javës së ardhshme të presidentit birmanez Thein Sein, i cili do të flasë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Gjendja e Birmani është përmirësuar që nga ardhja në pushtet vitin e kaluar e një qeverie civile. Qindra të burgosur politikë janë liruar gjatë këtij viti. Aung San Suu Kyi,e cila qëndroi për 20 vjet në arrest shtëpie, është tani anëtare e Parlamentit të Birmanisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG