Lidhje

Nobelistja Aung San Su Ki në liri, pas arrestit shtëpiak

  • Zëri Amerikës

Nobelistja Aung San Su Ki në liri, pas arrestit shtëpiak

Udhëheqësja demokrate në Birmani, Aung San Su Ki, doli nga shtëpia e saj ndërsa po e prisnin jashtë qindra përkrahës, gazetarë dhe diplomatë, pasi policia hoqi barrikadat dhe zyrtarët ushtarakë hynë në shtëpi për t’i lexuar urdhrin zyrtar për lirimin e saj.

Automjete të shumta të forcave të rendit që po patrullonin rrugët u larguan, pas lirimit të zonjës Su Ki.

Fituesja e çmimit Nobel qëndroi pranë dyerve të shtëpisë së saj, duke buzëqeshur dhe përshëndetur turmën, shtatë vjet pasi u ndalua nga qeveria ushtarake e Birmanisë. Ajo i tha turmës para se të kthehej në shtëpi se do të fliste para tyre nesër në selinë e Partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Presidenti amerikan Barak Obama ishte ndër udhëheqësit e shumtë botërorë që përshëndetën sot lirimin e veprimtares Aung San Su Ki.

Ajo ka kaluar 15 prej 21 vjetëve të fundit nën arrest.

Lirimi i saj u bë gjashtë ditë pas zgjedhjeve të para në Birmani në dy dekada.

Partia politike e ushtrisë tashmë ka zënë shumicën e vendeve në dy dhomat e parlamentit, pas zgjedhjeve të cilat udhëheqësit perëndimore dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut i cilësuan si të parregullta dhe të kurdisura për të siguruar vazhdimin e sundimit ushtarak të paraqitur si pushtet civil.

XS
SM
MD
LG