Lidhje

Aung San Suu Kyi flet në parlamentin britanik


Udhëheqësja e opozitës së Birmanisë Aung San Suu Kyi foli sot para dy dhomave të parlamentit britanik, një nder i rrallë që zakonisht i rezervohet krerëve të shteteve që vizitojnë vendin.

Fjalimi i laureates së Çmimit Nobel në Sallën Westminster, të shekullit të 11-të, ishte pjesë e udhëtimit të saj të parë në Britani që nga koha kur ajo u largua nga vendi 24 vjet më parë për të shkuar në Birmani, ku ajo udhëhoqi lëvizjen pro-demokracisë.

Zonja Aung San Suu Kyi, e cila kaloi pjesën më të madhe të dy dekadave të mëpasme në paraburgim në vendin e saj, u takohua sot edhe me kryeministrin David Cameron.

Dy udhëheqësit ishin takuar në Birmani në prill, kur zoti Cameron njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj vendit të Azisë Juglindore dhe njohjen reformave të fundit politike të ndërmarra atje.
XS
SM
MD
LG