Lidhje

Akullthyesja Aurora kthehet në port


Një akullthyese australiane me 52 persona të shpëtuar nga një anije kërkimore ruse e bllokuar nga akulli, po drejtohet për në port, pasi iu komunikua se ndihma e saj nuk ishte e nevojshme për të shpëtuar një tjetër anije të bllokuar, akullthyesen kineze Snow Dragon.

Anija Aurora e Australisë u kthye sot drejt portit sepse ekuipazhi i anijes kineze Snow Dragon tha se nuk ishte në rrezik dhe kishte furnizime për disa javë.

Të enjten, një helikopter i ngritur nga anija kineze transportoi për në akullthyesen australiane të gjithë udhëtarët e anijes kërkimore ruse, të bllokuar mes akullit që nga 24 dhjetori. Për ironi u bllokua edhe anija kineze që shkoi për ta shpëtuar.
XS
SM
MD
LG