Lidhje

Australi, numri i të vdekurve nga përmbytjet mund të rritet

  • Ilir Ikonomi

Australi, numri i të vdekurve nga përmbytjet mund të rritet

Australi, numri i të vdekurve nga përmbytjet mund të rritet

Zyrtarët në Australinë verilindore thonë se numri i të vdekurve mund të rritet pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë qytetin Toowomba. Deri tani, 9 veta kanë gjetur vdekjen nga fatkeqësia. Në Brisbejn, zyrtarët thonë se të paktën 6,500 shtëpi pritet të përmbyten gjatë pak ditëve të ardhshme.

Kryeministrja e Kuinslandit, Ana Bllaj, u tha sot gazetarëve se 9 veta kanë gjetur vdekjen nga fatkeqësia, shumica fëmijë, dhe shtoi se ka shqetësime për 66 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

“Nuk ka dyshim se tani jemi në një fatkeqësi të një llloji shumë të ndryshëm, e cila po vë në provë reagimin tonë të emergjencës si dhe vetë neve si komunitet dhe si njerëz. Kushtet e motit mund të na kenë dëshpëruar tani për tani por nuk do të thyejnë vullnetin tonë.”

Qyteti u godit papritur dje nga një mur i lartë uji, që zyrtarët e quajtën një cunami tokësor.

Shumë banorë u ngjitën mbi çatitë e shtëpive ndësa makinat u hodhën tej nga uji si të ishin lodra fëmijësh. Operacionet e shpëtimit rifilluan sot pas ndërprerjes gjatë natës për shkak të kohës së keqe.

Kryeministrja Xhulia Gillard tha se vendi duhet të përgatitet për të dëgjuar lajme të këqia:

“Vendi duhet të përgatitet për faktin se numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të mëdha mund të rritet”.

Në kryeqytetin e Kuinslendit, Brisbejn kanë filluar evakuimet për shkak se lumi Brisbejn ka dalë nga shtrati. Zyrtarët thonë se të paktën 6,500 shtëpi pritet të përmbyten gjatë pak ditëve të ardhshme.

Rritja e nivelit të ujrave i ka detyruar autoritetet të lejojnë shkarkimet nga diga Uivenhou, e cila u ndërtua për të mbrojtur Brisbejnin pas përmbytjeve shkatërrimtare të vitit 1974.

XS
SM
MD
LG