Lidhje

Australia, masa kundër terrorizmit


Kryeministri australian Tony Abbott thotë se një operacion masiv kundër terrorizmit, u ndërmor për shkak të një urdhri të një figure të Shtetit Islamik për të kryer vrasje “demonstrative” në Australi.

Kryeministri Abbott tha se ky urdhër ishte dhënë nga një australian që duket të jetë një anëtar i lartë i grupit ekstremist, që kontrollon pjesë të mëdha territori në Siri dhe Irak. Media australiane thotë se dokumenta të gjykatës gjatë ditës së sotme do të tregojnë se ekstremistët kishin në plan të rrëmbenin një australian të zakonshëm, ta mbulonin me një flamur të Shtetit Islamik dhe t’i prisnin kokën.

XS
SM
MD
LG