Lidhje

Opozita konservatore fiton në Australi


Opozita konservatore e Australisë arriti sot një fitore dërrmuese, duke mundur Partinë e Punës, e cila ishte në pushtet për gjashtë vjetët e fundit.

Analistët thonë se fitorja e koalicionit Liberal-Kombëtar të opozitës, kryesuar nga Tony Abbott, i atribuohet zhgënjimit të australianëve me konfliktet e brendshme të Partisë së Punës dhe eknomisë së vendit. Zoti Abbott deklaroi sot se Australia “ka një drejtim të ri”.

Zgjedhjet u mbajtën vetëm tre muaj pasi kryeministri Kevin Rudd, e shkarkoi kryeministren e parë grua, Julia Gillard, në një sfidë brenda partisë që kishte për qëllim të përmirësonte shanset e kësaj force politike në votimet kombëtare.
XS
SM
MD
LG