Lidhje

Australia kap një të dyshuar për krime lufte në Kroaci


Australia kap një të dyshuar për krime lufte në Kroaci
Australia kap një të dyshuar për krime lufte në Kroaci

Policia australiane kapi një person të dyshuar për krime lufte i cili u zhduk pas vendimit të Gjykatës së Lartë së vendit se ai mund të ekstradohej në Kroaci.

Ministria e Punëve të Brendshme australiane tha sot se informacionet e policisë holandeze i ndihmuan zyrtarët të gjejnë 55-vjeçarin Dragan Vasiljkoviç, i njohur edhe me emrin Daniel Snedden.

Në një deklaratë thuhej se Vasiljkoviç u gjet në shtetin australian të New South Wales-it, ku ai edhe jetonte.

Kroacia e akuzon Vasiljkoviçin se ka torturuar dhe vrarë civilë dhe robër kroatë kur ishte komandant i paraushtarakëve serbë i njohur me emrin Kapiteni Dragan gjatë konfliktit ballkanik në vitet 1990.
Vasiljkoviçi mohon se ka kryer krime lufte.

XS
SM
MD
LG