Lidhje

Austri: Dështon kandidati i djathtë


Kandidati i pavarur Alexander Van der Bellen, fitoi zgjedhjet për postin e presidentit të Austrisë, duke penguar kësisoj që Norbert Hofer, nga “Partia e Lirisë”, një parti e djathtë kundër imigrantëve në Austri, të bëhet presidenti i parë nga e djathta e skajshme në Bashkimin Evropian.

Ndonëse të dielën kandidati Hofer po udhëhiqte me numrin e votave të fituara, votat me postë që u numëruan të hënën, i dhanë fitoren kandidatit Van der Bellen, i cili kishte drejtuar fushatën e tij pro evropiane më mbështetjen e Partisë së Gjelbër

Nobert Hofer, i cili zhvilloi fushatë me një platformë kundër imigrantëve dhe kundër Evropës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve me 36.4 për qind të votave, për t’i humbur ato në balotazhin e së dielës.

Pak pas publikimit të rezultateve ai nëpërmjet një statusi ne rrjetet sociale, pranoi humbjen ne zgjedhje.

XS
SM
MD
LG