Lidhje

Austri: Arrestohet një i dyshuar për planifikim sulmi


Wolfgang Sobotka
Wolfgang Sobotka

Ministria e Brendshme austriake tha një shtetas i Austrisë është arrestuar të premten në Vjenë në një operacion që, siç thuhet, parandaloi një sulm në këtë qytet.

Njësitë e posaçme të policisë kanë arrestuar një 18 vjeçar emigrant në apartamentin e tij në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka, u tha gazetarëve se "informacioni erdhi nga shërbimet e huaja të zbulimit".

I pyetur nëse i dyshuari kishte motive islamike, ai tha se "ka shenja të caktuara që duhet të hetohen".

Arrestimi ndodhi një muaj pas sulmit në tregun e krishtlindjeve në Berlin që la pas vetes 12 të vrarë si dhe pas sulmeve në Belgjikë e Francë që shtuan frikën në Evropë.

Gazeta austriake, Krone, shkruan se një grup radikal islamik me prejardhje shqiptare kishte planifikuar sulme në Vjenë ndërmjet 15 dhe 30 janarit, por nuk ka bërë të ditur burimin e një informacioni të tillë.

Ministri Sobotka nuk deshi të jap më shumë hollësi por u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në turma dhe të raportojnë për valixhe pa përkujdesje në zona publike.

Ai tha se i arrestuari është vëzhguar për ditë me radhë nga njësitë e posaçme të policisë, ndërsa shtoi se i arrestuari që jeton në Vjenë kishte udhëtuar në Gjermani.

Ai nuk konfirmoi shkrimin e gazetës Krone se i dyshuari kishte konstruktuar një mjet shpërthyes në Gjermani.

XS
SM
MD
LG