Lidhje

Arrestime lidhur me vdekjen e imigrantëve


Trupat e imigrantëve gjetën në një kamion të braktisur në një autostradë, pranë kufirit të Austrisë me Hungarinë dhe Sllovakinë

Zyrtarët austriakë dhe hungarezë të rendit thanë se disa persona janë arrestuar në lidhje me zbulimin e 71 trupave të imigrantëve të gjetur në një kamion, në një autostradë pranë kufirit me Hungarinë.

Zyrtarët austriakë thane se janë arrestuar tre persona – dy bullgarë dhe një i tretë, që ka dokumente identiteti hungareze. Të premten vonë, homologët e tyre hungarezë thanë se katër persona janë nën arrest – tre qytetarë bullgarë dhe një shtetas afgan. Nuk ka njoftime lidhur me këtë mospërputhje në lidhje me arrestimet.

Policia austriake tha gjithashtu, se numri i dhënë fillimisht për viktimat ishte më i ulët. Të enjten ata njoftuan se ishin gjetur 20 deri në 50 viktima; sot numri shkoi në 71. Viktimat, 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë, mendohet të jenë asfiksuar në kamion.

Autoritetet policore në Austri thonë se një dokument sirian i gjetur mes trupave le të kuptohet se të paktën disa nga viktimat ishin larguar nga lufta civile në Siri.

XS
SM
MD
LG