Lidhje

Astronautja Wang Yaping jep mësim nga hapësira


Astronautja kineze, e dyta femër, është një nga anëtarët e ekuipazhit që u dërgua në hapësirë javën e kaluar me anijen Shenzhow-10

Një astronaute kineze që gjendej në orbitë 340 kilometra mbi tokë i dha sot nxënësve të shkollave në Kinë një orë mësimi përmes videos për gravitetin drejtpërdrejt nga hapësira.

Wang Yaping, astronautja kineze e dytë femër është një nga anëtarët e ekuipazhit që u dërgua në hapësirë javën e kaluar me anijen Shenzhow-10.

Ajo e dha mësimin nga laboratori eksperimental i hapësirës Tiangong-1, që Kina e konsideron një prototip për një stacion të kompletuar hapësire.

Wang mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigje me nxënësit e një shkolle të Pekinit. Ajo gjithashtu bëri disa eksperimente ku demonstroi sesi objektet reagojnë ndaj mungesës së gravitetit.

Media shtetërore tha se mbi 60 milionë nxënës dhe mësues priteshin të ndiqnin leksionin, i pari i këtij lloji për Kinën.

XS
SM
MD
LG