Lidhje

Saksofonisti Maceo Parker boton autobiografinë


Maceo Parker njihet më tepër si saksofonisti dinamik i legjendës së muzikës soul James Brown. Por, kohët e fundit, zoti Parker u bë pjesë e botës së botimeve, me autobiografinë e tij “98% Gjëra Funky - Jeta ime në muzikë”.

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:23 0:00
Direct link

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:23 0:00
Direct link

Maceo Parker ishte zemra dhe shpirti i seksionit të instrumentave frymore të bandës muzikore të James Brown, duke luajtur pjesë me saksofon në hite si "I Got You (I Feel Good)." Ndërsa karriera e tij e suksesshme si shoqërues dhe si solist është e dokumentuar më së miri në librin "98% Funky Stuff", ai thotë se autobiografia nuk rrëfen gjithçka.

"Nuk mund të thuhet gjithçka. Shumë gjëra janë me të vërtetë private, dhe mund të mos të kenë të bëjnë me mua. Pra jo gjithçka mund t’i tregohet botës."

Maceo Parker rrëfen fëmijërinë e tij në Kinston, North Carolina, ku ai trashëgoi dashurinë për muzikën nga prindërit e tij. Babai luante në piano dhe bateri. Gjithashtu, së bashku me nënën e tij, këndonte në korin e kishës. Xhaxhai i Maceos ishte gjithashtu një muzikant dhe shpesh ftonte atë dhe vëllezërit e tij Melvin dhe Kellis për të interpretuar gjatë pushimit në shfaqet e grupit të tij në lokale nate.

Maceo thotë se ai kurrë nuk do të harrojë takimin e tij të parë me James Brown.

"Në atë kohë unë luaja saksofon tenori, por gjëja e parë që ai më tha ishte: "Mund të luash saksofon baritoni?" Unë iu përgjigja: "Po zotëri." Pastaj ai tha: "Ke një saksofon baritoni tëndin?" Unë i thashë “Po zotëri”. Atëherë ai tha: "Dëgjo, në qoftë se mund të gjesh një saksofon, unë do të të jap dy javë kohë, ose tre javë, pastaj do të kesh një punë." Dhe ai më dha dorën dhe bëri të njëjtën gjë me vëllanë tim, Melvin. Kjo ishte mënyra e Jamesit për të nënshkruar marrëveshje."

Albumi i fundit solo i Maceo, një koleksion këngësh R&B i quajtur "Soul Classics", doli në treg në vitin 2012. Tani në moshën 70 vjeçare, ai vazhdon të interpretojë në të gjithë botën, duke sjellë muzikën e tij karakteristike të "gjendjes së mirë" për adhurues të të gjitha moshave.

"Kur shoh drejt publikut dhe vë re një dhjetë vjeçar, apo një tetë ose nëntë vjeçar mes njerëzve që janë mbledhur për të më dëgjuar, ndjehem me të vërtetë shumë mirë. Njerëzit e dinë se ata mund të sjellin fëmijët e tyre në një shfaqje Maceo Parkerit. Kjo më bën dhe mua të ndihem shumë mirë."
XS
SM
MD
LG