Lidhje

SHBA: autobusi turistik në aksident me kamion


Një autobus turistik, i cili po udhëtonte përgjatë një autostrade në Kaliforni u përplas me një kamion të dielën në mëngjes, duke vrarë 13 njerëz dhe duke plagosur të paktën 31 të tjerë.

Një zëdhënës për Patrullën e Autostradave të Kalifornisë tha se autobusi po kthehej në Los Anxhelos nga kazinoja “Red Earth” e komunitetit Thermal të Kalifornisë. Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar, por shefi i divizionit të Patrullës Jim Abele thotë se duket se shpejtësia mund të ketë luajtur një rol në të.

Shoferi i autobusit vdiq, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime të lehta.

Zoti Abele nuk zbuloi kombësinë e viktimave, por tha se shumica e pasagjerëve ishin hispanikë. Autoritetet janë në kontakt edhe me zyrtarët konsullorë të Meksikës, Japonisë dhe Australisë.

XS
SM
MD
LG