Lidhje

Matt Bissonette, autor i librit për vrasjen e bin Ladenit


Libri me titull: "Nuk ka ditë të lehta: Rrëfimi i Protagonistëve që vranë Osama bin Ladenin", do të dalë në shtator

Emri i komandos së trupave speciale amerikane, i cili shkroi një libër në lidhje me operacionin që vrau Osama bin Laden është zbuluar.

Media amerikane njoftoi se autori është Matt Bisssonette, i cili doli në pension nga marina menjëherë pas operacionit në Pakistan që vrau Bin Ladenin.

Shtëpia botuese Dutton i kishte kërkuar agjencive të lajmeve të mos e bënin të ditur identitetin e tij.

Dutton kishte thënë se emri fiktiv i autorit ishte Mark Owen. Libri me titull: "Nuk ka ditë të lehta: Rrëfimi i Protagonistëve që vranë Osama bin Ladenin" do të dalë në shtator.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se në qoftë se autori ka nxjerrë informacione të klasifikuara në libër, çështja mund t'i kalohet Departamentit të Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG