Lidhje

Autori i masakrës në Norvegji i tregon gjykatës detajet e krimit


Anders Behring Breivik, ka treguar sot me detaje rrëqethëse se si kishte vëzhguar dhe kishte vrarë 69 njerëz korrikun e kaluar në një kamp të rinjsh në një ishull në periferi të Oslos.

Ekstremisti i djathtë Breivik tha në sallën e gjyqit ku ishin të pranishëm të afërm të atyre që ai vrau, se fillimisht ai kishte hezituar të zbatonte planin e tij për të vrarë sa më shumë njerëz që të mundej kur ai mbërriti në ishullin Utoya. Ai kishte aktivizuar ndërkohë një makinë bombë pranë një ndërtese qeveritare në Oslo, ku u vranë 8 persona.

Breivik, duke dëshmuar në ditën e pestë të gjyqit të tij, tha se ishte përpjekur ta luftonte ndjesinë për të qëlluar dikë. Por më pas Brevik kujton se kishte hasur viktimën e parë.”Unë nxora armën time dhe e gjuajta në kokë”.

Pas kësaj, ai tha se vrasjet u bënë më të lehta për të.
Breivik tha se më pas ai u drejtua drejt një kafeneje në kamp duke menduar se do të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur.

Shumica e atyre që ai vrau në ishullin pranë Oslos ishin adoleshentë pjesëmarrës në kampin rinor politik të partisë së Punës, e cila është në pushtet në Norvegji.

XS
SM
MD
LG