Lidhje

Autoritet greke po praktikojnë masa të reja për lejet e kalimit të emigrantëve shqiptarë

  • Raimond Kola
  • Zëri Amerikës

Autoritet greke po praktikojnë masa të reja për lejet e kalimit të emigrantëve shqiptarë

Autoritet greke po praktikojnë masa të reja për lejet e kalimit të emigrantëve shqiptarë

Autoritetet greke po praktikojnë një marëdhënie të re me disa qindra emigrantë shqiptarë që kanë pasur probleme me lëvizjen në kufi për shkak të lejeve të qëndrimit.

Nëpunësit grekë të kufirit po bashkëveprojnë me njësitë vendore greke të cilat lëshojnë lejet e qëndrimit për emigrantët në rastet e një kategori jo të vogël të shqiptarëve që kanë pasur problem me ripërtëritjen e këtyre lejeve.

Pjesa më e madhe e kësaj kategori të emigrantëve kanë mbetur në Shqipëri në pamundësi për të hyrë në territorin grek për shkak se nuk kanë qënë në dijeni të refuzimit nga njësitë vendore greke të ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit.

Sipas urdhëresës së autoriteteve kufitare greke për të gjithë ata emigrantë shqiptarë që paraqesin në kufi kërkesën për lejen e re të qëndrimit realizohet komunikim më njësitë vendore greke ku janë regjistruar emigrantët.

Në raste kur refuzimi i lejes së re të qëndrimit është bërë për arsye të mosplotësimit korrekt të dokumentacionit të pullave të sigurimeve apo për mangësi në kritere administrative emigrantët kalojnë në Greqi pa probleme.

Autoritetet greke bëjnë përjashtime negative të moslejimit të shqiptarëve të hyjnë në territorin grek vetëm për ato raste te emigrantëve shqiptarë kur refuzimi i ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit është bërë nga organet vendore për shkak të rasteve të penaliteteve dhe problemeve me drejtësinë greke.

Emigrantët shqiptarë në Greqi vazhdojnë të përballen ende me dhjetëra peripeci në marrjen e lejeve të reja të qëndrimit.

Liberalizimi i pritshëm i vizave për qytetarët shqiptarë do të sjellë lehtësimin e kësaj kategorie për lëvizjen në kufi dhe më pas ndjekjen mbi bazë të kritereve të ligjit grek për emigracionin të praktikave të marre se lejeve të reja te qëndrimit.

XS
SM
MD
LG