Lidhje

Shkodër, autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e evakuimit nga përmbytjet

  • Pëllumb Sulo
  • Shkodër

Shkodër, autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e evakuimit nga përmbytjet

Shkodër, autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e evakuimit nga përmbytjet

Zona fushore e Nënshkodrës është përfshirë në përmbytjen e peste të këtij viti, kjo për shkak të rreshjeve të pandërprera që po bien prej më shumë se një jave si dhe shkarkimeve të detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit. Autoriuetet vendore njoftojnë për më shumë se 1000 hektarë tokë të përmbytura si dhe një numër të madh banesash të rreshuara nga uji, kjo jo vetëm në komunat problematike Ana e Malit dhe Dajç, por edhe në rrethinat e qytetit të Shkodrës.

Lumejt Drin, Buna dhe Kir po sjellin prurje maksimale uji, ndërsa niveli i Liqenit të Shkodrës ka pësuar rritje të ndjeshme, gjë që paralajmëron për një situatë mjaft të rrezikshme, jo vetëm për zonat fushore të ëNënshkodrës, por edhe për lagjet periferike të qytetit.

Strukturat shtetrore, si ushtria dhe policia, janë vënë në gatishmëri. Ndërkohë, sipas zv. Ministrit të Brendshme, Ferdinand Pone, situata ka shtyrë shtabin e emergjencave civile për të paralajmëruar popullatën mbi rrezikun e mundshëm nga vërshimi i ujrave.

Duhet të punohet edhe për lajmërimin e popullatës me planet e abdetuara të evakuimit të situatës, për të mospatur humbje njerëzore, të mos kemi ekseze qoftë në përmbytje dhe me rradhë. Gatishmëria e institucioneve, veçanërisht policia dhe ushtria, janë në mbështetje të të gjitha njësive vendore, për t’u ardhur atyre në ndihmë. Po shohim në mënyrë të vacantë efektet e rritjes së nivelit të Liqenit të Shkodrës për shkak të prurjeve të mëdha nga perrejt e Malësisë së Madhe dhe nga Mali i Zi.

Për situatën e rënduar dëshmon edhe prania prej disa ditësh në Shkodër e Drejtorit të përgjithshëm të emergjencave civile të Shqipërisë, i cili bashkë me zv. Ministrin Pone dhe autoritetet vendore inspektoi nga afër zonat e rrezikuara.

Ndërkohë, zv. Ministri Pone vlerësosi punën e bërë nga Bordi i Kullimit për riaftësimin e sistemit mbrojtës të argjinaturave të Nënshkodrës, system ky i dëmtuar nga përmbytjet masive të fillimvitit. Por, në terren punimet janë ndërprere prej më shumë se një jave për shkak të motit të keq, ndërkohë që zbatimi i projekteve për riaftësimin e argjinaturave ka nisur me shumë vonesë për shkak të problemeve burokratike.

XS
SM
MD
LG